Hakerat zbulojnë e-mailet e Gledis Nanos, rrjedh lista e të kerkuarve të Sarandës, një zyrtar prej 4 vitesh ne listë

Prej 24 orësh në media qarkullojnë e-mailet e Ish Drejtorit të Përgjthshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të zbuluara nga hakerat iranianë të faqes HomelandJustice.

Mes mijëra të dhënash, është zbuluar dhe lista e të kërkuarve nga policia e Sarandës. Ajo që bie ne sy në listë është dhe emri i ish zyrtarit të Drejtorisë së Urbanistikës së Sarandës, Vangjel Tuni.

Ky i fundit siç duket në foton e mëposhtme, prej vitit 2018 është person në kërkim i dënuar me burg për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”.

Në fakt kjo listë i takon dhjetorit 2021, pasi prej shkurtit 2022 kësaj liste i janë shtuar edhe zyrtarë të tjerë nga Saranda.