Gurma në përurimin e shkollës profesionale “Antoni Athanas”: Viti i ri shkollor, kushte më të mira fëmijëve dhe mësuesve

Dita e sotme ishte një ditë e rëndësishme për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Profesionale Hoteleri-Turizëm “Antoni Athanas”,, të cilët e nisën vitin e ri mësimor në shkollën e re, të transformuar plotësisht.

Kryebashkiaku Adrian Gurma zgjodhi jo pa qëllim këtë shkollë të rikonstruktuar me standarte bashkëkohore për të uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

“Vit të mbarë shkollor për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Profesionale Hoteleri-Turizëm “Antoni Athanas”, që e fillojnë proçesin mësimor në ambiente tërësisht të rikonstruktuara, të cilat i vizituam së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj.Delina Ibrahimaj dhe deputetët, nxënës, prindër e stafin pedagogjik.

Vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit e mësuesit e shkollave të Sarandës, Ksamilit, Gjashtës, Metoqit, Shelegarit e Çukës dhe në veçanti vogëlushëve, të cilët ulen për herë të parë në bangat e shkollës

Suksese”, shkruan Adrian Gurma.