EMRAT/ Atentati ndaj dy policëve të Sarandës dhe Vlorës, u qëlluan nga një “Volkswagen” në ecje
2 punonjës policie kanë rënë pre e atentatit mbrëmjen e kësaj të premteje teksa po lëviznin me makinën e tyre private në lagjen “Partizani”.
Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, ku 2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë Anxhelo Breshani dhe tjetri Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip ‘Volkswagen’ në ecje
Për fat efektivët e policisë nuk kanë marrë lëndime, teksa nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorit.