Dritan Hila: Mirela Kumbaro është hero i vërtetë i turizmit shqiptar. Në Greqi e ke shezllonin falas, por të detyrojnë të hash aty

Gazetari Dritan Lila përmes një monologu në median e tij ka bërë një analizë të sezonit turistik në Shqipëri, duke folur për miqtë dhe armiqtë e turizmit.

Në krye të listës së armiqve ai rendit agjencitë turistike, të cilat propagandojnë vendet jashtë Shqipërisë për të çuar pushues. Më pas personazhe publike dhe politikën që amplifikojnë ngjarje apo nxjerrin fatura në social media.

“Në Greqi e ke shezllonin pa lekë, por të detyrojnë hash ushqim aty. Në Shqipëri merr më shume sesa paguan. Nëse në Greqi paguan 120 euro do shkosh në hotel me 3 yje, ndërsa në Shqipëri me 120 euro shkon në një hotel me 5 yjeve”, shprehet ndër të tjera Dritan Hila në Dritare Tv.

Në vijim të monologut të tij, ai shpreh vlerësim të lartë për ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila sipas tij ka bërë një punë shumë të mirë.

“Unë hero të vërtetë të turizmit shqiptar do të cilësoja ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila pavarësisht një fushate të përqëndruar sulmesh, që duhet të jesh naiv të mendosh se ishte e paorganizuar, ia doli të promovonte pozitivitet. Ishte aktive, vajti kudo ku pati nevojë për të rigjallëruar turizmin”, thotë Dritan Hila.

Veç Mirela Kumbaros, ai vlerësoi edhe kryeministrin Edi Rama.

“Punë shumë të mirë ka bërë edhe kryeministri shqiptar. Nuk ka ndenjur një ditë pa promovuar një bujtinë. Ky është një shembull që duhet ta ndjekin gjithë politikanët e tjerë”, tha Hila.