Bashkëbisedimi me pensionistët në Sarandë, Gurma: Vëmendja dhe mbështetja për këtë shtresë nuk do mungojë

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka qenë i pranishëm në takim e zhvilluar në Sarandë me pensionistët për të bashkëbiseduar rreth mbështetjes që po ofrohet përmes Paketës së Rezistencës Sociale 2.

Në këtë takim e pranishme ishte Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gurma nënvizon se vëmendja dhe mbështetja për këtë shtresë në përballimin e kësaj situate të vështirë që po kalojmë nuk do të mungojë.

“Me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe deputetët Anila Denaj e Niko Kuri, zhvilluam një bashkëbisedim me pensionistë, të cilët janë përfitues të drejtëpërdrejtë të mbështetjes që po ofrohet përmes Paketës së Rezistencës Sociale 2.

Vëmendja dhe mbështetje për këtë shtresë në përballimin e kësaj situate të vështirë që po kalojmë”, thekson kryetari bashkisë Sarandë Adrian Gurma.