VIDEO/ Çmenduria e pronarit në Sarandë: Ja pse e ndoqi me thikë në dorë klientin në rrugë
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Sarandë ditën e sotme.
Video që po shihni është xhiruar në një restorant ne Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë.
Ende pa kaluar dhimbja që përjetuam ditën e martë, ku skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase përplasi për vdekje në breg të detit 7-vjecaren Jonada Avdia, një tjetër ngjarje mund të ishte kthyer në tragjedi, siç është rasti i restorantit në Sarandë.
Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar kielntët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë apo identitetet e personave të përfshirë.