Si nisi sherri në Sarandë: “Kuletën ose jetën”, klientët refuzuan “faturën e kripur”, pronari me thikë në dorë i kërkoi pagesën
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e paprecedentë e cila u regjistrua ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës.
Në videot e publikuara dje, pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova, ka pasur një përplasje me klientët.
Mësohet se motivi ka qenë “fatura e kripur.”
Klientët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, ndërsa Çova, 48-vjeç mori një thikë dhe filloi t’i ndiqte në rrugë.
Pas ngjarjes 48-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të shëmtuara ndodhin në Shqipëri, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar, madje i ndoqi në rrugë edhe me makinë.