Sarandë, procedohet penlisht 46- vjeçarja: Vendoste muzikë në lokal pas orarit të lejuar
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 46 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Ajo u konstatua se kishte vendosur muzikë, pas orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.