Rama: Pastërti dhe plazhet publike plot me pushues në Himarë
Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e turistëve vendas dhe të huaj për plazhin e Himarës.
“Mirëmëngjes dhe me Himarën e bukur e mikpritëse, ku gjëja më e mirë e këtij sezoni janë pastërtia shembullore dhe plazhet publike plot me pushues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Këtë vit është shumë më bukur, rrugët janë më pastër se vitet e tjera”, u shpreh një turiste vendase.
Ndërsa një turist italian theksoi se, “kam ardhur sot, më duket shumë qetë dhe bukur. Deti është shumë i mirë, është hera e parë që vij. Kam bërë një udhëtim shumë të gjatë për të ardhur, pothuajse 1800 km. Do të qëndrojmë tre ditë dhe do të kthehemi. Më ka pëlqyer edhe veriu ku kam qëndruar, është shumë bukur”.
“Njerëzit që vijnë vërdallë, plazhistët që vijnë nga jashtë, janë të kënaqur, mesa shikoj këto ditë që vijnë. Vija e plazhit është sistemuar shumë bukur, se më përpara ziheshin, jo ti, jo unë, ndërsa tani secili shikon vendin e tij”, tha një tjetër pushues.
“Këtë vit shumë mirë organizimi, mirë, pastër, është, deti, ambienti, me shërbime të mira”, nënvizoi një tjetër pushues vendas.
“Është shumë i mirë, është shumë i bukur, është shumë pastër, është shumë këndshëm”, u shpreh një turiste tjetër që këtë vit ka zgjedhur Himarën për të pushuar.
Ndërsa një pushuese tjetër tha se, vendin tonë, “duhet ta zgjedhim për traditën, për historinë, për detin e bukur, malin, vendet e bukura që ka për të parë dhe gjithë kulturën që ajo ka në vetvete”.
“Shumë mirë, vijmë këtu çdo vit kështu që goxha mirë”, tha një tjetër pushuese.
“Plazhi është shumë i mrekullueshëm, ushqimet janë normale. Ndjehemi shumë mirë”, theksoi një tjetër pushues.
Ndërsa një shqiptar që jeton në Itali tha se, “unë kam ardhur dje këtu, vij nga Italia ku jetoj prej 25 vitesh, por këtu në jug të Shqipërisë është mrekulli”.
“Më përpara se di si ka qenë, por për momentin shoh që është goxha pastër. Duket goxha bukur, e organizuar mirë, sidomos kjo Lungomare është organizuar goxha mirë”, theksoi një turist tjetër.
“Sa vjen dhe bëhet dhe më mirë. Gjendemi shumë mirë dhe është shumë bukur. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe çmimet janë shumë të arsyeshme. Gjendemi shumë mirë”, tha një tjetër turiste.
“Nga korriku filloi u përmirësua puna falë hapjes së rrugës së re që u bë nga Lumi i Vlorës. Puna është shumëfishuar, për arsye se vijnë turistë ditorë nga rrethet dhe fshatrat e Lumit të Vlorës, apo nga Tepelena apo Përmeti dhe kthehen pasdite në shtëpitë e tyre. Rruga e Lumit të Vlorës e ndihmoi turizmin, e bëri që nga gjithë kjo krizë e madhe që është, e bëri që unë në Vlorë të vete prapë me makinë me të njëjtën naftë. Kush kalon nga Lumi i Vlorës mbërrin më shpejt në Qeparo”, tha një pronar restoranti në Himarë