Porcedohen penalisht menaxheri dhe deejay në Sarandë, vendosën muzikë jashtë orarit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 23 vjeç, i punësuar si menaxher dhe B. K., 27 vjeç, i punësuar si deejay.

Procedimi penal per dy te rinjt u krye për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Ata u konstatuan se kishin vendosur muzikë jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin ku ishin të punësuar, në Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.