Plazhi i Bunecit, margaritar i bregdetit të jugut
Plazhi i Bunecit, i shtrirë mes Borshit e Lukovës, një margaritar i bregdetit të jugut këtë vit ka qenë edhe më i preferuar nga turistët.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa publikoi në rrjetet sociale pamje të këtij plazhi me bregun me guralecë të bardhë.
Plazhi i Bunecit është një plazhet që kryesisht preferohet nga familjarë, por edhe për të apasionuarit pas peshkimit.
Klima e detit dhe aroma e malit, janë një mjedis i shëndetshëm po të shtosh këtu edhe ushqimin e pasur me prodhime perime e fruta të kopshteve të banorëve të zonës, vajin e ullirit, prodhimet e detit që zbresin nga varkat e peshkatarëve.
Natyra e paprekur, uji i kristaltë i Jonit, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që zbulon kur viziton Bunecin.