Lëviznin pa dokumente, bllokohen dy mjete lundruese në Ksamil dhe Llaman

Në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin K. P., banues në Ksamil, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjëherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Sarandës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar në plazhin e Llamanit, një tjetër mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin R. P., banues në Vlorë, i cili po ashtu, nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjëherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Himarës.

Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, të dy drejtuesit e mjeteve lundruese, shtetasit K. P dhe R. P, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, për mungesë dokumentacioni në bord.