Kur mblilleshin palmat e para në Sarandë…
NGA PANAJOT BOLI
Është fjala për vitet 1964 kur Prokop Qirjaqi,i apasionuar pas pyjeve, dhe i specializuar në Kamëz, fillon punën. Është ai qe filloi me projektin e tij për pyllëzimin me pisha mbi qytetin e Sarandes. Ajo është histori me vete. Bile, kundershtimi i tij ta mbillte me akacie, i kushtoi pushimin nga puna për një muaj nga sekretari i parë Mite Rrapo, se nuk zbatoi urdhërin e partisë.
Akaciet nuk ishin të përshtatshme për atë vend sipas specialistit Qirjaqi, dhe nuk mund të bënte një gafë të tillë se donte partia, dhe të bëhej siç thoshte ajo..Ai me vullnet e kritere shkencore i bindi se ai vend duhej pyllëzuar vetem me pisha..Është interesante këmbëngulja e tij.. Kur diten hapeshin gropa për akacie, ai dergonte punëtorët e tij natën me henë dhe i mbillte pisha..Dhe i thoshnin qytetarët:Ato qe mbolle ti ,natën me henë u zunë të gjitha..
Historia interesante është ajo e palmave..
..Afër gjellëtorës ku haja drekë atë pasdite në Sarandë,ishte një palmë.Dy kish gjithsej Saranda atë kohë. Ato ishin mbjellë nga italianët me 1926.. Verej qe afer trungut të saj kish mbirë një e vogël. Nga kurioziteti , le bukën dhe dal ta shikoj nga afer. Rrezë saj kish edhe fara të tjerë, dmth, po të mbillje fara, ajo jipte bimën.
U entusiazmova. Nuk humba kohë. Mora një punëtor mblodhem farat dhe mbolla 1500 vazo në fidanishten e Kranesë.Ato mbin përbukuri.Rastësisht fidanishten e Kranesë e viziton ahere ministri i ahershëm i bujqesisë, Iljaz Reka.
Ai u çudit ‘Ç ‘i kini këto?- pyeti.’Palma’- i thanë.Më kërkon menjëherë të takohemi dhe pasi me përgëzon më kërkon qe të bashkëpunojmë. Kërkoj 700 palma për Skelen e Vlorës, 200 u mbollen në Durrës dhe 300 në Tiranë..Sigurisht te parat u mbollen në Sarande. . .