Gazetarja shqiptare me pushime në Greqi: Shezlongët falas, uji falas. Shërbimi s’kam ç’tju them

Gazetarja Erjona Rusi po shijon disa ditë pushime në bregdetin e Gresië. Së fundmi, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon për shërbimet dhe çmimet në vendin fqinj, duke i krahasuar edhe me vendin tonë.

Rusi shkruan se një kapuçino dhe dy lëng portokalli i kanë kushtuar vetëm 17,50 euro, ndërsa uji dhe shezllongët kanë qenë falas, teksa vlerëson edhe shërbimin e mirë.

Ajo shton më tej se e kanë qirasur më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme, teksa sipas saj, të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek.

“Pse kjo nuk ndodh tek ne?”, është pyetja që gazetarja Erjona Rusi ngre në fund të postimit të saj.

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro

(Rreth 20 mijë lekë)

3 ujë falas

Shezllonet falas

Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor.

E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme.

E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek.

Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?” shkruan gazetarja.