FOTOT/ Dëmtohet skena e koncerteve në Ksamil, reagon ashpër Adrian Gurma: Veprime të turpshme, që dëmtojnë turizmin

Një akt i shëmtuar ka ndodhur në Ksamil, ku skena e ngritur nga bashkia Sarandë për organizimin e koncerteve është dëmtuar qëllimisht nga individë të papërgjegjshë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Adrian Gurma, ka denoncuar këtë veprim të turpshëm të disa individëve, duke kërkuar dënim si nga ligji ashtu dhe nga qytetarët.

POSTIMI I ADRIAN GURMËS.

E PAPRANUESHME!🚫⛔️‼️

Gjatë natës ka ndodhur një gjest i shëmtuar në Ksamil, ku është shkatërruar skena e koncerteve të verës.

Bashkia Sarandë organizohet dhe konkretizon pasurimin e ofertës turistike me evente artistike,për Sarandën dhe Ksamilin, ndërsa individë të papërgjegjshëm,kryejnë akte rrugaçërore, për ta privuar Ksamilin, ksamiliotin dhe pushuesin e kësaj vere atje, nga kontakti me artin dhe njerëzit e skenës.

Është shumë dëshpëruese,që ka njerëz të tillë, me qëllime të mbrapshta, të cilët nuk duhet të mbeten anonimë,e pa u ndëshkuar, duke marrë së pari dënimin nga komuniteti qytetar,e pa diskutim edhe nga forca e ligjit!

Pavarësisht pengesave të tilla,ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur,për më të mirën e banorëve të Ksamilit e Sarandës ,por edhe në shërbim të turistëve të shumtë,të cilët zgjedhin brigjet tona për të pushuar e argëtuar✅