Zjarret në Dropull e Finiq, Peleshi bën bilancin e forcave greke: Athina na u përgjigj me dy avionë në kohë rekord
Pas shuarjes së zjarreve në ishullin e Sazanit dhe Malin e Çikës, Greqia i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme kërkesës së bërë nga Shqipëria në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
Agjencia e Mbrojtjes Civile shqiptare njofton se falë punës së palodhur të strukturave të mbrojtjes civile dhe reagimit të shpejtë të fqinjëve tanë grekë me dy avionë PZL M18 u bë e mundur shuarja e zjarrit në zonën e Dropullit dhe shmangia e rrezikut për banesat.
Aktualisht dy avionët grekë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në bashkinë Finiq.
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Evropiane ka përqendruar në Greqi një pjesë të resurseve të tij, për t’u ardhur në ndihmë shteteve evropiane në periudhën e verës, kur edhe risku nga zjarret është i lartë.