Zgjedh Sarandën për pushime, Gurma takohet me kryebashkiakun e Gjakovës
Ardian Gjini është kryetari i bashkisë së Gjakovës dhe është një ndër zyrtarët që Sarandën e ka të preferuarën e tij për të kaluar pushimet verore.
Edhe këtë sezon turistik Ardian Gjini po pushon në perlën e bregdetit të jugut në Sarandë.
Ai është mirëpritur për një takim edhe në zyrën e tij nga kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, i cili në rrjetet sociale shkruan:
“Kenaqësi të prisja sot mikun dhe homologun tim Ardian Gjini, Kryetarin e Komunës së Gjakovës, i cili zgjedh prej vitesh, Sarandën për të pushuar”, nënvizon Gurma. /Sarandanews.com/