Vlogeri i njohur grek promovon rivierën shqiptare, shihni udhëtimin nga Vlora në Ksamil (VIDEO)
Vlogeri i njohur grek, Lefteris Kontoulakos ka promovuar së fundi në faqen e tij disa qytete shqiptare.
Ndërkohë një destinacion i vecantë për të ishte edhe riviera jonë. Ai ka shkuar në Vlorë, Himarë e Dhërmi, Drimadhes, Borsh e Ksamil.
Në videon e publikuar prej tij flitet me superlativa për bregdetin shqiptar, si dhe iu bëhet thirrje grekëve të vijnë për pushime. Kontoulakos shton gjithashtu edhe se në këtë pjesë të Shqipërisë ka minoritarë grekë duke iu referuar kështu Himarës, ndonëse kjo e fundit nuk njihet zyrtarisht si zonë minoritare.
Për më shumë shihni videon e plotë më poshtë.