Tuneli i Llogorasë hapet plotësisht në shkurt
Tuneli i Llogorasë do të hapet plotësisht në muajin shkurt të vitit 2023. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit në Pogradec mbi bilancet e qeverisjes vendore me kryetarët e bashkive.
Tuneli 5.9 km i gjatë ka përfunduar në 2400 m.
“Në tunelin e Llogorasë ka nisur puna me 14 nëntor. Sot ka përfunduar puna në 2400 m. Kjo ecuri e mirë është për shkak të gjeologjisë së mirë.
Në fund të muajit shkurt tuneli i Llogorasë prej 5.9 km do të ketë dritë“, deklaroi Balluku.
Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.