Stuhia në Sarandë dëmton pajisjet e Drejtorisë së Transportit Rrugor
Nje stuhi e tmerrshme ka pushtuar mbrëmjen e djeshme Sarandën. Stuhia ka shkaktuar dëme në pajisjet e Drejtorisë së Transportit Rrugor duke sjellë pezullimin e shërbimeve.
DRSHTRR bën me dije se për shërbimet që nuk do të mund të ofrohen deri në normalizimin e situatës, nuk do të ketë penalizim.
“Të nderuar qytetarë të qytetit të Sarandës, Konispolit, Delvinës dhe Livadhjasë në Finiq! Si pasojë e dëmtimeve të disa pajisjeve nga kushtet e pafavorshme të motit ditën e djeshme, në DRSHTRR Sarandë nuk do të ofrohet asnjë shërbim. Ju bëjmë me dije se nuk do të ketë penalitete në gjoba në pagesën e taksës dhe kontrollit teknik, për shkak të vonesës”, thuhet në njoftim.
Stuhia mbrëmjen e djeshme në Sarandë i shkaktoi vdekjen 22-vjeçarit Armando Kazma, i cili u godit nga shembja e mbulesës së kalçetos, ku kishte shkuar të luante me miqtë e tij.