Në anije rreth Sarandës: Turizmi detar në jug po njeh zhvillim vitet e fundit
Turizmi detar në Sarandë gjithnjë e më shumë po njeh zhvillim. Anijet turistike janë bërë një alternativë joshëse për pushuesit.
Gjatë ditës turistët kanë mundësinë të eksplorojnë plazhe të virgjëra, që nuk mund të shkosh me rrugë tokësore, ndërsa mbremjeve mund të shijojnë pamjen e qytetit përmes detit.
“Turizmi detar është një risi e re në Sarandë, të paktën 5 vitet e fundit.”
I promovuar dhe i frekuentuar në masë ky lloj turizmi i ka thënë tjeter pamje Sarandës.
Por për operatorët e këtyre anijeve turistike siguria në ankorim nuk është ajo e duhura.
“Nëse ne vazhdojmë me këtë ritëm në një situatë e cila nga autoritetet lokale është e pakontrollueshme atëhere ky do të jetë një problem për Sarandën në vazhdimësi. Kriteret për këto lloj shërbimesh janë të parapërcaktuar, por kemi filluar të mos e kontrollojmë si duhet ”
Por për të huajit turizmi detar është një ide e mirë, madje thonë se nuk e kanë parë në vende të tjera dhe janë të emocionuar për ta provuar.
“Unë nuk e kam parë këtë kurrë më parë në një tjetër qytet. Më pëlqen ideja ta shoh detin në një prespektivë tjetër.”
“Më pëlqen ideja e anijeve që ofrojnë xhiro në darkë Nga Butrinti deri ketu mund të shohësh qytetin përmes detit. Mund të pish një gotë dhe të shijosh pamjen, mendoj se kjo është një eksperiencë shumë e mirë për turistët.”
Shëtitjet me anije janë trendi i turizmit në Sarandë, duke i sjell me shumë pushues dhe të ardhura.