Kamerieri në Dhërmi arratiset me xhiron ditore, policia në ndjekje
Një kamerier i punësuar në një bar restorant në Dhërmi ka marr leket e xhiros dhe është larguar me shpejtësi me një makinë Golf 5 të bardhë drejt Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës. Kamerieri është arratisur teksa policia e Vlorës ka nisur kontrollet për të.
Disa postblloqe policore janë ngritur në të gjitha rrugët nga Dhërmiu drejt Vlorës për ndalimin e personit në fjalë.
Kanë qenë menaxherët dhe më pas pronarët e lokalit që e kanë denoncuar në polici këtë të fundit.