Himarë/ Zjarr në malin e Çikës, distanca dhe terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve
Vetëm pak ditë pasi i gjithë territori i vendit u pushtua nga reshjet e shiut, janë rikthyer temperaturat e larta së bashku me vatrat e zjarrit.
Një zjarr është aktivizuar në vendin e quajtur Palikonjë në Malin e Çikës, Himarë që në sipërfaqe ka bimësi të rrallë dhe shkurre.
Distanca e largët dhe terreni i thepisur e bën të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.