Gjirokaster, bie nga shkëmbi, humb jetën bariu
Një bari 52-vjeçar me iniciale A.Ç është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e fshatit Dervician.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale pasi bariu është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.
Specialisttë e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale.