FOTO LAJM: Presidenti i Partizanit Gaz Demi, zgjedh Sarandën për pushime

Presidenti i klubit të Partizanit dhe biznesmeni i njohur nga Saranda, Gaz Demi, ka zgjedhur qytetin bregdetar për të pushuar disa ditë.

Qyteti i Sarandës i cili eshte një nga qytetet më të frekuentuara dhe me të bukura të Shqipërisë për të pushuar, presidenti i Partizanit mesohet se është së bashku me familjarë dhe miq të afërt të tij tek “Hotel Demi”.

“Hotel Demi” ku siç shihet dhe nga foto ku po qëndron presidenti i Partizanit është ndër më të mirët në Sarandë për cilësinë e gatimit, shërbimit, dhomat, për jetën e natës, e gjithçka që duhet të ketë një hotel, ku ka marrë vlerësimet maksimale nga agjensi dhe turistë të huaj dhe ata vendas.

Kujtojmë që në Sarandë ka një numër të madh tifozësh të Partizanit të cilët udhëtojnë me kilometra për të ndjekur ndeshjet e “demave të kuq” dhe që janë mbështetur gjithënjë nga presidenti Gaz Demi për përkrahjen që bëjnë ndaj të kuqve.

Ndaj dhe Saranda mbetet një nga qytetet e dashura të cilin presidenti i Partizanit e frekuenton çdo sezon turistik për të pushuar.

Gjithashtu shumë personazhë të tjerë VIP gjatë këtij sezoni kanë zgjedhur Sarandën për pushime.

Investimet që janë bërë gjatë viteve ka bërë që Saranda të mbetet një nga qytetet e preferuara të tursitëve për tu relaksuar. /Sarandanews.com/