Flet tepelensi që i këndoi Ramës në tunelin e Skërficës: E gozhdova për 4 min në këmbë, kërkoi dhe foto me ne
Ata kanë një jetë në skenë por kulmi i famës së tyre do të ishte performanca në inagurimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë dhe kënga e tyre dedikuar kryeministrit Rama.
Autori i tekstit të këngës, pjesë e Ansamblit Zëri i Bilbilit zbuloi për Ora Verore arsyen e këtij dedikimi dhe cili ishte impresioni i kryeministrit.
“Nuk ishin vargje për Ramën, të biem dakord.Rama ishte një nga personazhet që u fut në vargjet e mia.Kënga ishte kryesisht për tunelin e Skërficës që ishte një vepër madhore të paktën për plejadën time.
Kam goxha vite mbi kurriz, është thënë do bëhet kjo e kjo dhe nuk është bërë. Përfundimisht ajo u bë.Unë jam nga ata që e kam vuajtur në këto 30 vjet Qafën e Muzinës se jam nga Tepelena.
Ne i bëmë një këngë Qafës së Skërficës.Desha ta bëja dhe e bëra. Rama mbeti i kënaqur. Në çdo vend që ka vajtur se ka mbajtur njeri 4 minuta në këmbë që të shikojë, se është lloji i tipit. Unë e mbërtheva katër minuta. Dhe në fund tha vetë, dua të bëj një foto me atë grup.Të gjithë herët e tjera kanë dashur të bëjnë foto me Ramën ndërsa këtë radhë bëri me ne”.
“Meqë kjo u bë shumë virale në rrjet, më pëlqen por si është e mundur që u këndua një këngë për Ramën dhe u çanë televizioniet, pse nuk kujtohen që ky Ansambël jep 250 koncerte për turistët” thotë më tej udhëheqësi i grupit Sinan Sameti.