E rëndë në Sarandë/ Nëna hidhet me foshnjën e porsalindur në krah nga kati i dytë i maternitetit (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të shtune.
Burime bën me dije se një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në qytetin e Sarandës.
Gruaja është identifikuar si Mandolina Jashari, 35 vjeç nga Durrësi.
Ajo është transportuar, së bashku me foshnjën në urgjencën e spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se është në gjende të mirë shëndetësore.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje