Butrinti “pushtohet” nga spanjollët e francezët. Në 6 muaj, 22 mijë vizitorë

Në 6 muaj Parku Kombëtar i Butrinit është vizituar nga mbi 22 mijë persona. Për shkak të luftës ka më pak turistë nga Evropa Lindore ndërsa dominojnë vizitirët nga Spanja e Franca.

Këta turistë dëshmojnë se edhe këtë verë Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një ndër monumentet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në vend.

Në qyetin Antik këtë fundkorriku gjen turistë nga anë e kënd botës.

Përmes Butrintit dëshirojnë të njihen më shumë me historinë dhe kulturën e Shqipërisë.

Numri i turistëve është rritur. Në 6 muajt e parë Parku Kombëtar është vizituar nga 22 mijë persona.

“Kemi patur më shumë se një dyfishim të numrit të vizitorëve sepse ka arritur në 107% rritja e numrit të tursitëve krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar,” tha ai.

Për shkak të Luftës në Ukrainë këtë sezon ka më pak turistë nga Evropa Lindore. Të shumtë janë spanjollët dhe francezët.

“Ka patur një trend ndryshe këtë vit dhe kursi duket se ka ndryshuar nga perëndimi. Kemi patur më shumë turista spanjollë, francezët që kanë qenë më shumë në numër e britanikë,” tha ai.

Për vlerat që mbart vizitorët e cilësojnë të rrallë Qytetin Antik që mbrohet nga Unesko.

“Përshtypjet e mija për Butrintin janë shumë të mira. Është i ruajtur mirë dhe është e lëhtë të ecësh këtu e ta vizitosh. Madje edhe me një fëmijë mund të lëvizësh lehtë këtu për të parë se cfarë të ofron. Është një nga vendet më interesante për tu vizituar në Shqipëri,” thotë një turist i huaj.

“Unë jam nga Spanja. Është e mrekullueshme se si cdo gjë është arritur të ruhet këtu kaq mirë. Nuk e prisja kaq të madh, është vërtetë shumë i madh. Është një vend mahnitës. Është e mrekullueshme të jesh këtu,” thotë një turiste spanjolle.

Por duket se lufta ka dobësuar edhe ekonomitë e të huajve. Artizanët thonë se tursistët po blejnë më pak.

“Më shumë blihet flamuri shqiptar, Skënderbeu. Këto blihen më shumë nga turistët. Ato duan gjëra sa më të vogla, sa më të lehta,” tha ai.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet 20 km larg Sarandës dhe për çdo vit është destinacioni i mijërave turistëve.