Shahistja Eklea Omeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Shahut

Shahistja 13-vjeçare Eklea Omeri nga Saranda do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Shahut për femra.

Ky kampionat do të zhvillohet në Indi nga 29 korrik deri në 10 gusht 2022.

Eklea Omeri në këtë kampionat do të shoqërohet nga trajneri Lime Mihasi.