Sarandë: Koncert bamirësie nga fëmijët për fëmijët e shtëpisë “Vangjel Pulla”
“Nëse doni lumturi përjetë, ndihmoni njerëzit që kanë nevojë!”
Ky mesazh social u dha nga fëmijët për fëmijët. Koncerti modest i nxënësve të talentuar nga klasa III deri në IX, kishte dedikim bashkëmoshatarë të tyre të Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë.
Koncerti ishte një performancë e talentit të nxënësve në pikturë, aktrim, këngë, kërcim, valle etj.
Me të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave, ata blenë dhurata për banorët e Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla”.
Një gjest i vogël bamirësie, por me vlerë të madhe, nga fëmijët për fëmijët.