Sarandë, arrestohet 37- vjeçari: Drejtonte makinën tapë
Nje 37 vjeçar u arrestua sot nga Policia Rrugore e Sarandës.
Kjo pasi drejtonte automjetin ne gjendje te dehur.
“Policia vuri ne dukje se Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë)”, thuhet ne njoftimin e policisë.