Rrufeja goditi një banesë në Sarandë, policia jep detajet

Moti i keq ka përfshirë sot qytetin e Sarandës.

Një rrufe ka goditur edhe një banesë në Sarandë.

Policia njofton se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.