Qeveria nxjerr shifrat: Bashkia Delvinë dhe Konispol, me probleme financiare
Qeveria vuri përballë kryebashkiakëve shifrat e menaxhimit të bashkive të tyre duke deklaruar se do të marrë në administrim 7 prej tyre për shkak të keqmenaxhimit.
E ndërsa 44 bashki janë pa probleme financiare, 10 bashki janë me probleme financiare, 10 të tjera janë me vështirësi financiare.
Të dhënat i bëri me dije ministrja e Financave, Delinda Ibrahimaj në mbledhjen e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët me temë ‘Decetralizimi dhe performanca financiare e qeverisjes vendore”.
Bashkitë me probleme financiare jane: Klos, Delvine, Kukës, Kamëz, Pukë, Selenicë, Berat, Tropojë, Tepelenë, Dibër, Konispol, Divjakë, Peqin, Kuçovë
“Bashkitë me probleme financiare do të duhet që brenda datës 15 korrik të dorëzojnë pranë ministrisë së Financave një plan të tyre të përmirësimit të situatës së tyre. Plani duhet të jetë i miratuar nga Këshilli bashkiak dhe të vijë për zbatim pranë Ministrisë së Financave” tha ministrja.