Përfundon 1/3 e punimeve në tunelin e Llogarasë

Punimet për tunelin e Llogarasë, qe që lidh Dukatin me Palasën, në një gjatësi prej 6 km, vijojnë me ritme të shpejta. 6 muaj nga nisja, ka përfunduar 1/3 e hapjes së tunelit.

Inxhinierët thonë se punimet po vijojnë paralelisht për të dy kahët e lëvizjes dhe për tunelin e emergjencës.

“Në të sy krahët në hyrje dhe në dalje kemi avancuar rreth 2100 m, kemi dhe përkrah tunelin e emergjencës dhe aty kemi avancuar në 1 mijë metra. Në tunelin e emergjencës kemi avancuar më shumë në krahun e Palasës.”

Kompania ndërtuese po kryen shpërthime për avancimin e punimeve në hyrje – dalje të tunelit.

“Në hyrje-dalje janë mbi 50 automjete. Po behet me cpimin ne balle për avancimin e tunelit të Llogarasë.”

Në anën e Palasës është hapur traseja e rrugës që do të lidhë tunelin me një urë.

Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit 2021 dhe parashikohet të përfundojnë brenda 33 muajsh, në Gusht të vitit 2024. Hapja e tunelit do ta shkurtojë ndjeshëm distancën nga Dukati ne bregun e Jugut.

“Nga Dukati deri në Palasë, distanca e cila përshkohet për 30 minuta me përfundimin e tunelit të Llogarasë do të përshkohet vetem për 7 minuta.”

Autoritetet thonë se në rastet kur fluksi i automjeteve do të jetë i lartë gjatë sezonit veror, mund të përdoret edhe tuneli emergjencës për kalimin e tyre.

Me një vlerë prej afro 140 milionë eurosh, tuneli i Llogarasë është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore për jugun e vendit, i cili pritet jo vetëm të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt plazheve të mrekullueshme të Rivierës Shqiptare, por edhe të ndikojë në rritjen e tyre.