Mbytet një person në Palasë të Himarës/ Policia jep detajet nga ngjarja
Një 53-vjeçar është mbytur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm pasi ka qenë duke notuar në plazhin e Palasës.
Policia bën me dije se dyshimet janë se 53-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.