FOTOT/ Sarandë, ja pamjet nga dëmi i shkaktuar nga rrufeja në një banesë në Metoq
Në pak minuta shi një banesë në Metoq, bashkia Sarandë, është goditur nga rrufeja.
Shkak i tërheqjes së rrufesë ishte antena televizive dhe për rrjedhojë u shkaktua zjarr në banesën e Jorgo Avjeri, banor i Metoqit.
Zjarrfikësja shkoi menjëherë në vendngjarje. Për rrjedhojë si pasojë e rrufesë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.