EMRAT/ Ja kandidatët për kryetar të PS në Konispol dhe Finiq

Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar të Partisë Socialiste për bashkitë e Konispol dhe Finiq.

Për kryetar të Partisë Socialiste, Dega Konispol, sipas listës të bërë publike nga Qarku Vlorë, janë tre emra.

Numri i kandidatëve për kreun e PS, Dega Konispol është tre dhe janë:
1. Erald Lika – Politeknik
2. Hristo Mallanezo – Administrim Biznesi
3. Mirela Isufi – Mësuese

Numri i kandidatëve për kreun e PS, Dega Finiq është dy dhe janë:
1. Arjan Harizi – Biokimi
2. Thoma Kallojeri – Financë-Kontabilitet

E veçanta e këtyre zgjedhjeve për kryetar të degës sē Partisë Socialiste është se kandidatët do të prezantojnë programet e tyre në dëgjesa me anëtarësinë dhe pas kësaj do të jetë një komision, i cili do të përcaktojë se kush do të jetë drejtuesi i ri i degës së PS.