Drejtuesit e rinj të PS-së, Rama: Qarku Gjirokastër përmbyll me sukses turin e takimeve
Partia Socialiste ka përmbyllur në qarkun e Gjirokastrës turin e takimeve për procesin e ri zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendorë në të 61 bashkitë e vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga takimet e zhvilluara në bashkitë e këtij qarku.
“Qarku Gjirokastër përmbylli me sukses turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.
Partia Socialiste startoi më 4 qershor procesin e ri zgjedhor për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë në 61 bashkitë e vendit. Gjatë takimeve të zhvilluara, deputetët e qarqeve të ndryshme të vendit si dhe anëtarësia e partisë kanë mundësi të njihen me platformat e kandidatëve dhe vizionin e tyre për drejtimin e degëve lokale.