A i përgjigjet cilësia e shërbimit ndaj udhëtarëve flota e autobuzëve të linjës Sarandë -Delvinë?
Në përbërje të kësaj flote ka autopuzë të linjës tepër cilësor me një vëmëndje të shtuar ndaj pasagjerit.
Kjo duket në ekzistencën e autobuzêve komod, të pajisur me kondicionerë por dhe të pastër, madje ka ndërmjet tyre që nuk i ngjit as pluhuri, pavarësisisht se përshkojnë segmente rrugore që janë në punime e sipër.
Po jo gjithçka është e tille, në këtë flotë ka dhe mjete që lënë shumë për të dëshiruar.
Ka prej tyre që kanë muaj pa larë dyshemenë, pa le për tapicerinë që as bëhet fjalë, pasi era që vjen sa futesh brenda është mbytëse, pa kondicioner.
E vetmja mënyrë për të freskuar pasagjerët është mbajtja tani në stinën e nxehtë të portës hyrse, mundësi për aksident.
Krahasoni vetë fotot e dy mjeteve të kundërta midis tyre dhe dilni në konkluzion vetë.