Ushtria, bashkë për një Ksamil të pastër

Nisma për mjedis të pastër mbetet prioritet. Ca më tepër, kur stina turistike sapo ka nisur dhe është e tëra përpara. Vatrat e ngarkuara me mbetje urbane, nuk janë eliminuar të tëra në Ksamil.

Kjo ka kërkuar edhe angazhimin e mjeteve dhe efektivëve të Forcave të Armatosura.

Forca të Bashkisë dhe ato të Ushtrisë, në bashkërendim mes tyre, ndërhynë në disa vatra të nxehta mbetjesh urbane në Ksamil këto ditë.

Kjo punë, e kryer me organizim dhe rezultate konkrete, vjen edhe si tërheqje vëmendjeje dhe si paralajmërim për këdo që ndot ambientin, se nuk të vazhdohet me “ti ndot e unë pastroj”, por do të ketë penalitete!

Kur thuhet se Ksamili është i të gjithëve, kjo lidhet edhe me detyrimin për t’u mbajtur pastër nga të gjithë.