Transformohet pika e Llogarasë, Rama: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë
Pika e Llogarasë, një nga vendet më të bukura me pamje madhështore që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar tërësisht.
Kryeministri Edi Rama postoi pamje se si ishte dhe sesi është shndërruar sot kjo pikë.
“Gati edhe ballkoni i pastruar mbi pasqyrën mahnitëse të Llogarasë”, u shpreh Rama, ndërkohë që u bëri edhe një kërkesë qytetarëve.
“E vetmja kërkesë për ju që do të vizitoni bregdetin: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë!”, theksoi kreu i qeverisë.
Në pikën panoramike të Llogorasë që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar gjithçka dhe janë hequr vjetërsirat që shëmtonin zonën. Janë lyer muret dhe janë vënë koshat.