Sarandë: Dhunoi kunatën, procedohet penalisht 67- vjeçarja nga Ksamili
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasen Gj. B., 53 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Procedimi penal u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases E. B., 67 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.