Rama ironi me akuzat për Butrintin: Michel Granoff mirëserdhe në ujin e baltës dhe “klubin” e të korruptuarve
Qeveria shqiptare së bashku me Fondacionin Amerikano-Shqiptar ditën e sotme firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve “SMART” në shkollat 9-vjeçare të vendit.
Gjatë firmosjes së marrëveshjes, kryeministri Rama ju drejtua Michael Granoff, drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me nota ironie për çështjen e Butrintit.
Parku i Butrinti ka ngjallur debat të madh në skenën politike shqiptare kohët e fundit.
“Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm këtë muajin e fundit, unë doja që Michael Granoff, i cili është edhe shtetas shqiptar përveç të tjerave t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si i korruptuar.
Kisha shumë kohë që prisja ta merrte dhe ky këtë pagëzim, të lahej në këtë ujin e baltës dhe të pagëzohej. Kështu që Michael mirëserdhe në klubin e të korruptuarve dhe jam i sigurt që do ndihesh më mirë”, u shpreh Rama.