Margariti: Menaxhimi i Butrintit, nuk prek asnjë nga zonat me kufijtë e rishikuar
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se “Marrëveshja për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, nuk prek asnjë nga zonat me kufijtë e rishikuar.
Në falën e saj në Kuvend, Margariti tha se “asnjë kufijtë nuk është brenda zonës që do të administrohet nga Fondacioni për Menaxhimit e Butrintit”.
Ministrja Margariti sqaroi se “vendimi për miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve të ekosistemeve natyrore park kombëtar i zonave të mbrojtura mjedisore ishte një iniciativë e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e nisur shumë kohë më parë për rishikimin e të gjithë kufijve të parqeve kombëtare. Kjo ka nisur jo vetëm si një punë e mire që duhet të ishte bërë shumë vite më parë sepse plot nga këto zona kanë ndryshuar statusin e tyre të kritereve , të cilat plotësojnë si dhe shumë të tjera duhet të zgjeroheshin dhe të mbroheshin”.
“11 parqe kanë qenë ato të cilat janë parë në nëj studim dhe në një konsultim shumë skrupoloz me grupe të mëdha ndër to ishte edhe Butrinti, rekomandim ky i lënë nga vetë UNESCO, për të riparë kufijtë e parkut kombëtar sepse zona e urbanizuar e Ksamilit nuk përmbush kriteret për të qenë zonë e mbrojtur. Ashtu si ishujt nuk përmbushin asnjë kriter për të pasur potenciale arkeologjikë”, nënvizoi Margariti.
Ministrja Margariti bëri të ditur se i kemi përmbushur rekomandimet e UNESCO-s, kemi arritur që ti përkufizojmë ato me harta të plota të sakta .
Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Margariti tha se “e kuptoj që debati politik është rreth nevojës për të marrë informacion , është e thjeshtë të baltosësh punën disa vjeçare, por e vërteta ekziston, është në letra mjafton që ju të informoheni të mos keni në asnjë moment dëshirën për të pasur përplasje politike me atë çfarë është trashëgimia kulturore”.
“Nuk ka asnjë lloj ndryshimi dhe asnjë element i marrëveshjes , të cilën sjellim për propozim në këtë parlament, ju mund të vazhdoni të bëni asocime të çfarëdo lloji mbi këtë marrëveshje, por e vërteta është kjo”, tha Margariti.