Drejtonte makinën i dehur, arrestohet 55 vjeçari nga Finiqi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin V. K., 55 vjeç, banues në Finiq.

Ky i fundit u vendos ne pranga, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.