Delvinë: I bllokoi rrugën fqinjës, procedohet penalisht i moshuari

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, në ngarkim të shtetasit Z. M., 67 vjeç, banues në Delvinë.

Materialet në Prokurori u referuan pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën përpara banesës, shtetases M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.