Anila Denaj në Konispol: Inspekton punimet e rrugës Qendër Konispol-Rruga Nacionale dhe promovon bujqësinë
Këtë të enjte deputetja e zonës Anila Denaj ka vizituar Konispolin, nën shoqërinë e kryebashkiakut Shuaip Beqiri.
Denaj fillimisht ka inspektuar punimet e rrugës Qendër Konispol-Rruga Nacionale dhe më pas ka promovuar Bujqësinë.
“Konispol
Me kryetarin e Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri inspektuam ecurinë e punimeve të rrugës Qendër Konispol-Rruga Nacionale.
Një investim që parashikon standarde dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Bujqësia është një nga bazat kryesore të zhvillimit të zonës së Konispolit.
Vëmendja që po i jepet me mbështetje këtij sektori prioritar është e dukshme, jo vetëm përmes buxhetit të shtetit, por tashmë me ndihmën e donatorëve.
146 milionë Euro financim nga BE dhe Qeveria Shqiptare për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
56% më shumë se buxheti i vënë në dispozicion në Programin IPARD II”, shkruan Anila Denaj. /Sarandanws.com/