“Të të vijë turp”! Sherr në Komision për Butrintin, Ina Zhupa i heq mikrofonin ministres së Kulturës

Një debat u zhvillua mes deputetes së PD, ina Zhupa dhe ministres së kulturës Elva Margariti.

‘Trup, turp’-janë fjalët që përsëriti disa herë Zhupa ndaj ministres. Teksa ministrja po fliste për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, deputetja e PD-së u shpreh se ka shumë vrejtje për këtë projektligj. Ajo e quan marrëveshjen ‘sekrete’ pasi thotë se nuk është parë.

REPLIKAT:

Ina Zhupa: T’ju vijë turp, pse është marrëveshja sekrete!

Elva Margariti: Fondacioni i posaçëm do të kontribuojë në arkën e shtetit, hera e parë që ndodh diçka e tillë!

Ina Zhupa: Përgjigju, pse është marrëveshja sekrete!

Elva Margariti: Marrëveshja e administrimit do të sigurojë!

Ina Zhupa: Pse është, përgjigju, pse është sekrete marrëveshja!