Nga zgjedhja e presidentit te peticioni kundër ambasadores, Denaj: Propozimet janë individuale

Deputetja Anila Denaj foli në ‘News24’ për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, konsultimet me opozitën, ndërsa u ndal edhe tek rritja e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Denaj u shpreh se procesi për zgjedhjen e presidentit është marrë shumë seriozisht, duke shtuar se beson që mazhoranca brenda datës 4 maj do të ketë gati edhe emrat.

“Është një proces i rëndësishëm dhe ne e kemi marrë shumë seriozisht. Ne e kemi bërë procesin tonë dhe besoj brenda datës 4 maj do të kemi edhe emrat, siç e tha edhe Balla në datën 4 pritet mbledhja e kryetarëve dhe në datën 10 pritët të diskutohet në Parlament”, tha Denaj.

Pjesë nga biseda në studio:

 

 

A janë socialistët në një mendje për një emër të veçantë?

Denaj: Të gjithë kanë dhënë mendimet e tyre.

Ju dorëzuat zarfet por një ditë më vonë Rama tha se presidenti nuk do të jetë nga radhë e grupit parlamentar?

Denaj: Propozimet janë individuale dhe vendimmarrja e kryetarit të partisë eshtë e kryetarit të partisë. Secili ka të drejtë të japë te emra. Diskutimet do të jenë pjesë e një kalendari, data 4 që vendoset mbledhja e parë dhe do të na japë më shumë detaje. Janë tre përfaqësues të grupeve parlamentare.

Të vendosur për të mos pasur negociata me Berishën, po me grupin tjetër?

Denaj: Ka një detyrim ligjor, por përtej kësaj ne do të flasim me atë palë që këtë proces e merr seriozisht. Diskutimet me opozitën janë pjesë e kalendarit. Problemet e tyre të brendshme duhet të tejkalohen. Besoj që shqiptarët e kanë shprehur orientimin euroatlantik dhe besoj që kur debate është ndaj një përfaqësuesi të SHBA mesazhi që je duke dhënë është se duke atakuar përfaqësuesit më të lartë dhe dyshoj që shqiptarët e mbështesin. Ky sulm nuk na nderon.

S’ka ndodhur që të kërkohet largimi i një ambasadori?

Denaj: Betejat e fundit po tregojnë shumë ngjarje. Shpresoj që një ditë të bëjnë një diferencë nga ato që i takojnë tranzicionit. Të njëjtët individë nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë.

Ndërsa u ndal tek rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, Denaj tha se parashikimi për rritje ekonomike 3% është realist.

“FMN në parashikimin që ka bërë ka dhënë një parashikim konservator. Unë besoj që parashikimet e muajit korrik mund të jenë më afër realitetit. Parashikimi për rritje ekonomike 3 % është realist. mendoj që qeveria këtë vit me këtë krizë të tretë do të jetë me të njëjtën frymë”, tha Denaj.

Nëse vijon lufta a do të cënohen importet e vendit tonë?

Denaj: Në aspekt çmimesh ato janë cënuar, të gjithë po përpiqen për mundësi alternative. Inflacioni këtë vit do të parashikohet i lartë këtë vit dhe nuk pritet që të ulët ne duhet të menaxhojmë situatën e krijuar. Nëse kjo situatë krize vijon atëherë qeveria do të mendojë për një paketë të dytë. Në këtë periudhë është shumë me rëndësi që konsumatori final të ketë mbështetje. Ndaj edhe Bordi i Transparencës ndihmon që të mos ketë tejkalim të një marzhi. Këto borde janë të domosdoshme në një situatë të jashtëzakonshme ku po jetojmë. Nëse situata do të jetë edhe më komplekse mbase do të ketë instrumente të tjerë.