Neritan Ceka kundër bordit për Butrintin: Ministrja po i jep pagë vetes

Një fondacion me financimin e AADF-së (Albanian-American Development Foundation) do të marrë në menaxhim Parkun e Butrintit.

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka thotë se e mbështet këtë nismë pasi deri tani menaxhimi ka qenë ‘katastrofë’, ku partitë në pushtet e kanë shfrytëzuar si ‘pronë’.

Ceka tha se specialistët janë larguar nga puna ndërsa financiarisht parku arkeologjik gjithmonë ka dalë me humbje.

Por, Ceka u shpreh kundër që në bordin e fondacionit të jetë ministrja e Kulturës dhe një punonjëse anonime në arkeologji.

“Çfarë janë këta drejtorë në bord? Nuk ka asnjë vend ku Parlamenti miraton emra bordi”, tha arkeologu.

Sipas tij, bordi duhet të jetë i përbërë nga specialistë dhe arkeologë që kanë njohuri dhe kontribut.

Forma tha arkeologu gjatë intervistës në emisionin ‘Sot’ është e mirë, por përmbajtja është e korruptuar.

Ai tha se është pa kuptim që ministrja të përfshijë veten e saj në bord, duke ditur se ata persona do të paguhen.